Priti që të mbaronte darka e thirrur nga Kryeministri grek në Athinë për disa liderë të rajonit, ku mungonte vetëm ftesa për të, që të reagonte.
Në një postim në Twitter, Kryeministri Edi Rama shpjegon se ky reagim i vonuar pavarësisht për mungesën e shumëkomentuar jo vetëm në Tiranë e Athinë dhe rajon, u zgjodh për të mos shqetësuar pjesëmarrësit.
“Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes. Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre”.
Zëdhënësi i qeverisë greke tha publikisht se Edi Rama nuk u ftua për qëndrimet e mbajtura për çështjen Beleri, edhe pse Kryeministri shqiptar e sqaroi se çështjet e drejtësisë nuk janë në kompetencën e tij.
Pavarësisht mungesës, Rama e vlerëson inicitativen e Mitsotakisit, por dhe vetë rolin e Greqisë në Ballkan si të pamohueshëm. Por Rama thotë se mbetet me shpresën që darka mos jetë përdorur për të dërguar mesazhe kontradiktore për Shqipërinë.
“Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor përballë qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos i ngatërrojë mysafirët e nderuar.Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq”.
Dhe për të provuar këtë që thotë, ai e siguron Mitsotakis se pavarësisht rrugës që ai ndoqi, nuk do t’i mungojë ftesa për t’u bërë pjesë e Samitit të Berlinit që do të mbahet në Tetor në Tiranë.
“Në Tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh”.
Duke i kujtuar homologut të tij sfidat që kanë në marrëdhëniet dypalëshe, ajo rajonale por dhe europiane, Rama e thekson faktin se nuk mund të bëhen peng i politikës së brendshme fisnore në vend që të bashkohen në kohë trazirash.
Ftesa për të marrë pjesë në darkën e 21 Gushtit i shkoi Presidentit Begaj por në pergjigjen zyrtare ai shpjegoi se kishte një axhendë të ngjeshur që ia bënte të pamundur praninë në Athinë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!