Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi hapur një acarim të marrëdhënieve me SHBA-në. Për presidentin turk, raportet e Ankarasë me Washingtonin nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Erdoan u dërgoi një mesazh aleatëve të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara duke treguar se, nëse ato nuk e ndihmojnë Turqinë në aspektin e mbrojtjes, atëherë vendi i tij do të kthehet në drejtim tjetër.
Raportet me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk nisën mirë që në fillim. Sa i takon relatave turko-amerikane nuk mund të them se po zhvillohet një proces i shëndetshëm.
Erdoganin është shprehur se problemet e kanë bazën te zemërimi i SHBA-së pasi Turqia bleu sistemet e avancuara raketore S-400 nga Rusia, dhe duket nuk janë kapërcyer. Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, pati vendosur sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes turke për shkak të blerjes së sistemit rus. Disa ekspertë vlerësojnë se sistemi S-400 përbën rrezik për avionët F-35 të NATO-s dhe SHBA-së. Por kreu i shtetit turk citohet të ketë thënë se kanë blerë F-35, kanë paguar 1.4 miliardë dollarë dhe ato nuk u janë dhënë, duke theksuar se kjo është çështja e parë që duhet të zgjidhet nga Shtetet e Bashkuara.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RexhepTajipErdogan#SHBA#TopChannelNews
Ещё видео!