Trupa gjykuese ka caktuar datën 12 qershor ora 10, për seancën e radhës sa I takon dosjes së Inceneratorit të Fierit.
Në seancën e datës 12, pritet që Prokuroria e Posaccme të japë konkluzionet në lidhje me pretencën për 16 nga të pandehurit, për të cilët u pranua gjykimi I shkurtuar.
Trupa gjykuese shqyrtoi 4 kërkesa këtë të hënë, ku më kryesorja kishte të bënte me gjykimin e shkurtuar, që u pranua për 16 të pandehur, ndërsa për 3 të tjerë do të vijojë procesi normal I gjykimit. Ata janë Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe italianin Giuseppe Ciafaglione.
Po ashtu, u pranua gjykimi I shkurtuar edhe për 10 nga 13 kompanitë nën hetim për aferën me Inceneratorin e Fierit.
Nga ana tjetër, gjyqtarët rrëzuan 3 kërkesa të të pandehurve. E para që u rrëzua ishte kërkesa e biznesmenit Arben Dervishaj, që kërkoknte që dosja në ngarkimin e tij ti kalonte gjykatës së Tiranës. E dyta u rrëzua kërkesa e Arenc Myrtezanit, që pretendonte pavlefshmërinë e akteve, dhe e treta u rrëzua kërkesa e një bankë që kërkonte të ishte palë e proceseve gjyqsore, për shkak se një nga të pandehurit ka marrë kredi te kjo bankë për ndërtimin e një nga bizneseve të sekuestruara.
Të pranishëm në seancë ishin githashtu ish-Ministri Lefter Koka, ish-Deputeti Alqi Bllako dhe biznesmeni Arben Dervishaj. Tashmë me pranimin e gjykimit të shkurtuar, të pandehurve do t’I ulet dënimi me 1/3 kur gjykata të marrë vendimin ndaj tyre.
Për Inceneratorin e Fierit, SPAK fillimisht kishte të pandehur 21 persona, por Enver Sheshi ndërroi jetë në burg, ndërsa Robert Shabani e kishte përfunduar dënimin.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Fier#Inceneratori
Ещё видео!