(Gazetar, Elkier Bushkolaj) MALESI E MADHE - Dita e 8 Marsit ose Dita e Gruas është pargjakur në Malësinë Madhe, taksa një 30 vjeçare është ekzektuar më armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili në fund ka vendosur t'i japë fund edhe jetës së tij.
Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatij Aliaj komuna Kastrat, ku 35 vjeçari Pal Isufaj pas një konflikti verbal ka qëlluar me armë zjarr tip pistoletë gruan e tij 31 vjeçaren Dorina Isufaj.
Kjo e fundit ka gjetur vdekjen e menjhëreshme, ndërsa 35 vjeçari me të njëjtën armë ka vrarë edhe vete. Skena e krimit ka ndodhur në automjetin e Pal Isufajt, ndërsa mësohet se viktimat ishin përindër të tre fëmijëve.
Trupat e pajetë të çiftit Isufaj janë gjetur në automjet në një rrugë dytësore të fshatit Aliaj të komunës Kastrat, ndërsa janë njoftuar menjeherë forcat e policisë.
Burime paraprake bëjnë me dije se xhelozia është motiv i këtij krimit të rëndë që shokoi banorët e zonës. Blutë e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik në mabrë vendin.
Ещё видео!