Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Partia Demokratike do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 4 prej 65 qendrave të votimit në zonën 19 në Bulqizë. Lideri i opozitës Sali Berisha, ka deklaruar, se komisionerët e kësaj zone kanë konstatuar parregullsi të dukshme në këto qendra votimi, ku sipas demokratëve pjesëmarrja në votime ka shkuar deri në 95%.
Zoti Berisha është shprehur se anëtarët e komisioneve, ku shumicën e ka opozita, ka vërejtur se është kryer votim kolektiv, çka do të thotë, se një person ka votuar për të gjithë anëtarët e familjes.
Gazetarja:- Do kërkoni përsëritjen e zgjedhjeve në Bulqizë?
Sali Berisha:- “Atë e ka kërkuar komisioni zonal, i cili me shumicë votash ka vendosur, që në 4 qendra të zhvlerësohet zgjedhjet, që do të thotë përsëritje”.
Por kryetari i KZZ 19, socialisti Selim Daci, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës. Së bashku me nënkryetarin e komisionit demokratik Petrit Dodaj, i cili u është shmangur gazetarëve, ata kanë sjellë në mesditë në KQZ procesverbalin origjinal të procesit zgjedhor.
Selim Daci:- “Procesverbali përfundimtar doli dhe u firmos para se të bëhej kontestimi nga PD. PD kur mori vesh rezultatin dhe ku po përpilohej procesi, me shpejtësi pezulloi dhe tërhoqi anëtarët e komisionit të vetë, derisa përgatiti një shkresë, një ankesë karshi komisionit zgjedhor është ndërprerë votimi, sepse ka votuar një njeri për tërë familjen, kjo nuk është e vërtetë”.
Procesverbali, i cili mban të shtatë firmat e anëtarëve të komisionit, do të bëhet publik, në mbledhjen e pasdites të KQZ./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!