#oranews #shtepiteereja #apartamentetlac #ndertimetngaturiqa #turqiarindertimi #erdogan
Një ditë pas inaugurimit të lagjes së re në Laç nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbizotëron qetësia.
Asnjë nga 522 familjet që përfitojnë banesat e ndërtuara nga fondet e qeverisë turke nuk kanë hyrë ende në shtëpitë që i presin prej më shumë se dy vitesh.
Ata shprehen të kënaqur për investimin e kryer, ndërsa e cilësojnë atë si lagjen më të bukur në Shqipëri.
"Është bërë punë e mrekullueshme, është lagjja më e bukur në Shqipëri.I jemi falenderues Zotit njëherë që kemi shpëtuar atë natë nga tërmeti, pastaj u jemi falenderues të gjitha qeverive, turke, shqiptare, greke, amerikane. Kushdo që ka kontribuar për këtë vend u jemi falenderues."
"Shtëpia është e madhe, faleminderit Zotit dhe Erdoganit që na bëri me shtëpi."
"Shumë lagje e bukur, madhështore. Nuk është parë ndonjëherë në historinë tonë me u bë kjo lagje në Kurbin." Çelësat e apartamenteve pritet ti marrin në ditët në vijim, ndërsa mobilimin do ta kryejnë vetë.
"Është procedurë që Enti i Banesave në bashkinë Kurbin do ta bëjë, procedurë dokumentash që do të vijnë të na dorëzojnë çelësat. Besoj që brenda 10 ditëve akomodohemi nëpër apartamente të gjithë banorët."
"Punë ditësh besoj."
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!