Shtyhet për herë të shtatë vendimi për ish-nr.2, të burgjeve Iljaz Labi, ku më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 5 vite burg. Shkak, si në të gjitha seancat e mëparshme janë bërë avokatët mbrojtës, cka ka detyruar trupën gjykuese t’i gjobisë ata.
Prej më shumë se dy muajsh, gjykata e krimeve të Rënda ende nuk e ka dhënë dënimin për ish-zv.Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve Iljaz Labi.
Si në çdo seancë tjetër gjyqësorë, Labi, i akuzuar për korrupsoin të funksionarëve publike, ishte i pranishëm në gjykatë por, përsëri dënimi i shkallës së parë u shty për më 29 qershor.
Shkak këtë herë u bë mungesa e avokatëve të tij mbrojtës. E gjendur përballë një situate të përsëritur plot 7 herë nga pretenca e prokurorisë e dhënë në prill, Gjykatësja Miljana Muça kërkoi dënimin me 50 mijë lekë të vjetra avokatin e Labit. Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar 5 vite burg për ish- nr.2., të burgjeve, pasi ishte gjetur fajtor për abuzimet me tenderat e ushqimeve për të burgosurit. Por për shkak të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, vetë prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi që ky dënim të pezullohet. Për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, gjykata vendosi më herët dënimin e tij me 5 vite burg.
Ka qenë dëshmia e të penduarit Iljaz Labi që hodhi dritë se ai ka marrë 2 milion lekë nga biznesmeni Shemsi Sinani dhe ja ka çuar ato në zyrë ish eprorit të tij Zoto. Së bashku me dy ish-zyrtarët e Burgjeve, janë nën hetim edhe katër biznesmenë të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike. Për Artur Laskaj, Shemsi Sinani, Nexhmi Balla dhe Ylber Kalaja, prokuroria kërkoi 3 vite burg.
Për këtë të fundit, organi i akuzës kërkoi gjithashtu shuarjen e dënimit në burg për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë. /abcnews.al
Ещё видео!