Është hedhur në erë një dyqan në pronësi të 58-vjeçarit Shaban Aga, mëngjesin e sotëm në rrugën "Shenjtoret", në qytetin e Durrësit.
Dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ndërsa familjarët shprehen se kjo është herë e pestë që ndodh diçka e tillë.
“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.
Ещё видео!