[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e të gjitha ndërtimeve që bëhen pengesë për investimin e ri në zonën e plazhit të Durrësit. Në të dy anët e rrugës Ura e Dajlanit-Plepa, me gjatësi 4,2 km, ka nisur shembja e verandave dhe çative që janë ndërtuar sipër trotuareve në të dy anët.Aksioni në fjalë është zhvilluar me mbështetjen e policisë së rendit, ndërkohë që pjesë e tij janë edhe pastrimi i rrethrrotullimeve në Plepa si dhe zona tek të dy mbikalimet që gjenden në skajet e këtij segmenti rrugor. INUK ka bërë të ditur se aksioni në fjalë do të vazhdojë deri në prishjen e të gjitha objekteve që pengojnë zbatimit e projektit të ri për rrugën e plazhit. Pas përfundimit të këtij aksioni fadromat e INUK pritet të s’postohen në zonën e rërës në plazhin e Durrësit ku do të ketë prishje lokalesh dhe ndërtimesh të tjera që rezultojnë pa leje.
Ещё видео!