#oranews #elbasan #peqin
Një fëmijë humbi jetën një këtë aksident në aksin Elbasan-Peqin.
Vajza 8 vjeçe po udhëtonte si pasagjere bashke më të motrën në këtë makinë me targa të Gostivarit që drejtohej nga e ëma.
Makina tip Golf u përplas kokë më kokë me një mjet tjetër pranë fshatit Paulesh e për pasojë përfundoi mbi barrierën metalike të rrugës.
8 vjeçarja nuk i rezistoi plagëve që mori dhe ndërroi jetë, ndërsa e ëma dhe motra 11 vjeçare mbetën të plagosura.
Policia e Elbasanit në Njoftimin e parë tha se nënë e bijë janë jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosur mbetën edhe drejtuesi nga Kavaja i mjetit tjetër të përfshirë në aksident dhe dy persona që udhëtonin me të.
Të tre thuhet se pasi morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin rajonal janë jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët ende nuk kanë dalë në përfundime për shkaqet e aksidentit, por dyshohet se mund të ketë ndihkuar edhe lagështira në rrugë.
Aksi Elbasan-Peqin, ka disa nga njollat e zeza ku ndër vite janë shënuar aksidente fatale.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!