Bordi i Transparencës, i mbledhur sërish këtë të mërkurë, vendosi të ulë edhe më tej çmimin e karburanteve.
Kështu çmimi i naftës u ul me 4 lekë. Nga 181 lekë që tregtohej deri më tani, nafta do shitet me 177 lekë në të gjitha pikat e karburanteve.
Ulje pësoi edhe benzina. Anëtarët e Bordit vendosën që ky karburant të ulet me 3 lekë, duke ndaluar në nivelin 178 lekë për litër, nga 181 që ishte më parë.
Ndërsa çmimi i gazit nuk është ndryshuar dhe vijon të jetë prej rreth një muaji 75 lekë për litër me pakicë dhe 63 lekë me shumicë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 20:00 të të mërkurës dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës sqaron se që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë edhe njëherë përsërit faktin se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bordi#Transparenca
Ещё видео!