25 piktorë nga e gjithë bota u bënë pjesë e kolonisë të arteve figurative “Ditët e Mios” që organizohet çdo vit në Korçë.
Për 4 ditë me radhë ata punuan për të realizuar krijimet e tyre të frymëzuar nga peizazhet e Korçës apo rrethinave, detaje nga arkitektura dhe jeta sociale. Pikturat e realizuara prej tyre u ekspozuan në Galerinë “Guri Madhi”. Të frymëzuar edhe nga Piktori i Popullit Vangjush Mio artistët kanë identifikuar tematika të ndryshme për ti hedhur në telajo dhe për të përcjellë mesazhet e tyre për publikun
“Sapo kemi përfunduar koloninë e pikturës Ditët e Mios. Ka shumë vite që zhvillohet në Korçë dhe duhet thënë që niveli është ngritur lart sepse piktorë nga e gjithë bota kanë qenë pjesë e kolonisë sonë. Është zgjeruar harta e pjesëmarrjes së piktorëve, e kemi filluar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Ballkanin por tani jemi shtrirë më gjerë me Evropën sepse kishim përfaqësues edhe nga Greqia, Polonia, Islanda, Mina, Koreja e jugut, Turqia etj.
Ka qenë një koloni vërtet e suksesshme dhe jo vetëm pjesëmarrja por edhe cilësia është e jashtëzakonshme. Vetë specialistët e pikturës shprehen më së miri për këtë dhe publiku është kënaqur dhe të gjithë po e shijojmë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 10 ditë. Gjithmonë pikturat që prodhohen në koloninë Ditët e Mios i dhurohen qytetit të Korçës”-u shpreh Zamira Kita.
“Jam shumë i nderuar që të marr pjesë në këtë koloni dhe si gjithmonë Korça i ka dhënë frymëzim shumë artistëve. E kam zgjedhur temën nga dita e parë vetëm më është dashur ta organizoj pak në mendje, kanë qenë peizazhet e Mios me nudot e Mios që është ajo nudoja që mbulon fytyrën që prezanton edhe mentalitetin tonë, të modeleve që nuk e kemi ende atë lirinë për tu parë nudo megjithë shprehje pra unë e kam marr ëatë mentalitet nudo me prapavijë peizazhin e Korçës. Kolonitë janë gjithmonë të mirëpritura sidomos për vendet tona që kanë qenë shumë gjatë të izoluara dhe kemi krijuar imagjinatë për artin jashtë por tani po shihemi, po tejkalojmë barrierat e ndjenjës së pasigurisë. Kolonitë janë gjithmonë të mira edhe për njohjet e artistëve mes tyre edhe ndikimin kulturor por edhe për turizmin pasi ndihmojnë njohjen e qytetit”-u shpreh Veton Gusia.
“Emri im është Kostian Bratiank, vij nga Rumania. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kërij eventi artistik. Para se të isha i ftuar në Korçë kam qenë gjithashtu në Sarandë, Pogradec, pra nuk është hera e parë në Shqipëri. Meqënëse kemi në Voskopojë dhe në Korçë komunitet arumun na pëlqen të ruajmë traditën, kontaktet dhe të vijmë përsëri kur na jepet mundësia. Ishte një event i shkëlqyer, 25 artistë nga gjithë bota Islanda, Kisova Bulkgaria, Maqedonia e Veriut etj. Kaluam këtu 4 ditë , koha ishtw shumë e bukur dhe duam të falenderojmë organizatorët. Mendoj se Korça ka peizazhe shumë të bukura, ndërtesa shumë të bukura dhe nuk ishte e vështirë të gjeje një kompozim të rrugës me elemente arkitekturore për ti pikturuar.”
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korçë#DitëteMios#TopChannelNews
Ещё видео!