Lajme Arkiva 2008
Çështja e pa zgjidhur e pronave vazhdon të marrë jetë njerëzish. Viktima e radhës është një 29-vjeçar nga Sauku, i cili u ekzekutua me armë gjahu këtë mëngjes nga dy persona babë e bir, fqinj të tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 të paradites, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanatoriumit”.
Viktima, Xhevdet Qefalia, është qëlluar nga 45-vjeçari Kujtim Bakalli dhe djali i tij 18-vjeçar Endrit Bakalli, gjatë kohës që ishte duke punuar për ngritjen e një objekti në afërsi të banesës së tij pikërisht në këtë vend që shihni në këto pamje. Të shtënat i kanë shkaktuar plagë të rëndë dhe 29-vjeçari ka mbërritur i gjallë në Spitalin Ushtarak, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të thella të në trup.
Sipas policisë e cila u referohet rrëfimeve të dëshmitarëve në vendngjarje, ai është qëlluar disa herë në një distancë e afërt në pak kohë përmes dëshmive dhe ekzaminimit paraprak të provave në vendin e krimit, policia ka mundur të identifikoj dhe arrestoj autorët si dhe zbulojë armën e krimit. Gjithashtu blutë e Tiranës kanë sqaruar dhe motivet e këtij krimi duke thënë se viktima dhe autorët kishin patur prej kohësh mosmarrëveshje për një ngastër tokë në këtë lagje.
Babë e birë u janë nënshtruar pyetjeve të hetuesve të ngjarjes, përpjekje për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e këtij krimi. Ata do të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim, ndërkohë që policia po mban nën vëzhgim shtëpitë e tyre dhe të viktimës nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!