Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë e cila po transportohej nga një anije me flamurin e shtetit afrikan të Togos. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë dhe 13 pakistanezë.
Anija e mallrave ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi kjo shumë më e vogël se kapaciteti normal i saj.
Kjo tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat më pas nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit. Droga u sekuestrua falë një operacioni të përbashkët të Policisë Kombëtare, Gardës Civile dhe Mbikëqyrjes Doganore. Sipas medieve spanjolle, anija me gjatësi 96 metra e gjatë e ndërtuar në vitin 2005 që ishte marrë me qira nga trafikantët, u pikas rreth 80 milje larg ishujve Kanarie.
Lënda narkotike ishte përgatitur të mbërrinte në Europë, ndaj ndërhyrja e autoriteteve ka parandaluar nxjerrjen në treg të sasisë së madhe të drogës.
Hetimet nga ana e autoriteteve vendase, zbuloi se anija ishte nisur nga porti i Santos në Brazil ndërsa destinacion final ishte kryeqyteti i Letonisë, Riga.
I gjithë operacioni për zhvendosjen e lëndës narkotike nga anija, zgjati rreth 5 orë. Sipas medieve, nëse droga do dilte në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 milionë eurove.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!