Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti.
Marrëveshja do të ndalonte luftimet në Gazë dhe do të kthente në Izrael disa nga pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin në një telefonatë të mërkurën se tani ekziston një shans për një marrëveshje të re që do të lejonte kthimin e të gjithë pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë.
Megjithatë një diplomat perëndimor në rajon tha se marrëveshje ka të ngjarë të jetë e kufizuar, duke siguruar lirimin e një numri të vogël pengjesh dhe një ndërprerje të shkurtër të luftimeve.
Një armëpushim i tillë do të ishte vetëm i dyti që nga fillimi i luftës në tetor 2023.
Optimizmi i përmbajtur po shprehet ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Jake Sullivan shkon në Izrael për bisedime me kryeministrin Benjamin Netanyahu të enjten dhe më pas në Egjipt dhe Katar, që ashtu si SHBA po luajnë rol ndërmjetës për një marrëveshje.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Palestina#Gaza#TopChannelNews
Ещё видео!