Lajme arkiva 2005
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar të mërkurën në Sarandë kandidatin për deputet Besnik Aliaj, i cili në këto zgjedhje garon përballë kryeministrit Fatos Nano. Gjatë takimit kreu i demokratëve ka lëshuar akuza të ashpëra ndaj kryeministrit Nano dhe i ka kërkuar elektoratit sarandiot që të mos e votojë shefin e ekzekutivit, sepse ai kërkon tu marrë pronat.
Sali Berisha: “Mos ja jepni Sarandën mafies dhe krimit, në Shqipëri fatura vjetore e ryshfetit që biznesmenët shqiptarë ju paguajnë administratës dhe qeveritarëve sipas Bankës Botërore është 1.4 miliardë dollarë e barabartë kjo për të krijuar 130 mijë vende pune në vit, dhe e tëra kjo sepse nga kreu i piramidës qeveritare jepet shembulli më i keq i pranimit të ryshfetit.”
Berisha bëri thirrje që të votohet për kandidatin Aliaj njëkohësisht anëtar i komitetit të orientimit të politikave në Partinë Demokratike. Më pas lideri i opozitës i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike ka vizituar qytetin e Sarandës. I gjendur përballë një zyre elektorale të kryeministrit Nano, kryetari i demokratëve u shpreh se atë zyrë nuk e viziton asnjë qytetar.
Lideri i opozitës ka vijuar me prezantimin e dy kandidatëve të tjerë të Partisë Demokratike në Levadhja dhe Delvinë, Grigor Paskon dhe Arjan Dhëmërcika. Duke kërkuar votën e minoritetit për demokratët, Berisha tha se kjo zonë bën pjesë në prioritetet e punës së qeverisë së ardhshme demokratike./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!