Ky është “Range Rover”-i që u përdor në atentatin me 4 viktima në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy kalimtarët, Bashkim e Flutura Basha.
Automjeti, i përdorur nga vrasësit, rezultoi i vjedhur më 17 Prill të këtij viti në Durrës.
Por edhe pse vjedhja ishte denoncuar prej asaj kohe, policia nuk mundi të bjerë në gjurmët e makinës. Ka dyshime që autorët e kanë mbajtur atë të mbyllur që nga koha e vjedhjes dhe kanë nxjerre vetëm ditën e atentatit.
Ky fakt i ka bërë hetuesit të dyshojnë se atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit të jetë projektuar dhe urdhëruar kohë më parë.
Policia dhe prokuroria e Shkodrës dyshojnë se autorët e vjedhjes se makinës mund të jenë ata që kanë kryer atentatin.
Për këtë arsye, çështja e vjedhjes së “Range Rover”-it në Durrës i është bashkuar dosjes së vrasjes së ndodhur javën e kaluar në Shkodër.
Hetimet vijojnë edhe për të identifikuar personin e tretë që dyshohet se ka qenë në makinën e viktimave. Bëhet fjalë për këtë person që shfaqet dhe në këtë video amatore, të filmuar menjëherë pas atentatit dhe që dyshohet të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.
Referuar imazheve ku ai shfaqet me shenja gjaku në duar dhe fytyrë, policia ka dyshime se ai ka mbetur i lënduar. Këto dyshime kanë shtyre policinë të kryejë kontrolle në disa klinika private në Shkodër, por pa rezultat.
Ekspertiza ka zbuluar se ky person ka reaguar ndaj vrasësve duke qëlluar në drejtim të tyre rreth 10 herë me pistoletë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!