[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Martin Arëza 33 vjeç ish-punonjës policie u arrestua këtë të mërkurë pasi dyshohet se është një nga grabitësit e kambistit, Shefqet Muça në Korçë, ngjarje kjo e ndodhur në 11 janar të këtij viti.Ish efektivi i policisë u ndalua në Tiranë nga forcat “shqiponja” pasi gjykata e Korçës ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg, raporton Vizion Plus.Ai u kap teksa ishte duke lëvizur me një makinë tip Volswagen. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet efektivët gjetën disa dokumente dhe simbole të policisë, të cilat 33-vjeçari i përdorte për t’u shpëtuar postblloqeve.Po ashtu në pranga përfundoi dhe 28-vjeçari Adhurim Shega, pasi dyshohet se e ka ndihmuar Martin Arëzën që të fshihet pas grabitjes.Ish-oficeri i policisë kufitare Martin Arëza, është liruar nga detyra në 2015 pasi u dënua për falsifikim dokumentash.Ai u zbulua si autor i grabitjes së pas arrestimit në flagrancë të njërit prej bashkëpunëtorëve të tij nga polica.Ndërkohë është identifikuar dhe grabitësi i tretë ndërsa po punohet për kapjen e tij.Martin arëza së bashku me dy persona të tjerë i grabitën me forcë para shtëpisë kambistit Shefqet Muca rreth 40 milion lekë.
Ещё видео!