NATO kritikoi Presidentin Vladimir Putin lidhur me atë që e quajti retorikë “të rrezikshme dhe të papëgjegjshme” bërthamore, një ditë pasi udhëheqësi rus tha se ka në plan të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. Presidenti Putin e krahasoi manovrën e tij me vendosjen e armëve amerikane në Evropë, ndërsa këmbënguli se Rusia nuk do të shkelte premtimet e saj për mospërhapjen e armëve bërthamore. Edhe pse jo i papritur, plani është një nga sinjalet më të qarta bërthamore të Moskës që nga fillimi i agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës. Kievi reagoi duke kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa Uashingtoni, superfuqia tjetër bërthamore në botë, hodhi poshtë shqetësimet rreth njoftimit të Presidentit Putin, NATO-ja tha se premtimi i presidentit rus për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe krahasimi me vendosjen e armëve amerikane jashtë vendit ishin shumë të gabuara. “Refernca ndaj armëve bërthamore të aleancës është tërësisht e gabuar. Vendet e NATO-s veprojnë në përputhje të plotë me angazhimet e tyre ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i aleancës për Reuters. John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asnjë sinjal se Presidenti rus Vladimir Putin po bënte përgatitje për përdorimin e armëve bërthamore. Duke folur për rrjetin kanadez të transmetimeve “CBC” ai tha se, “nuk kemi parë asnjë shenjë që mund të na sinjalizonte se Putini po përgatitet të përdorë në ndonjë mënyrë armë taktike bërthamore në Ukrainë. Po ashtu, mund t’u them se nuk kemi parë asgjë që do të na bënte të ndryshonim qëndrimin tonë strategjik bërthamor”. Ekspertët thonë se plani rus ka kuptim domethënës, pasi deri më sot Rusia kishte trumbetuar se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk kishte vendosur armë bërthamore jashtë kufijve të saj. Kjo është hera e parë që nga mesi i viteve 1990 që Rusia ndërmerr një hap të tillë.Armët bërthamore taktike përdoren për arritjen e objektivave specifike në fushën e betejës, ndryshe nga ato që kanë fuqi të zhdukin qytete të tëra. Nuk është e qartë se sa armë të tilla ka Rusia, duke patur parasysh fshehtësinë që ka mbuluar këtë vend që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#TopChannel
Ещё видео!