Kryeministri Edi Rama i bëri një bilanc turizmit, duke e quajtur një sezon surprizues në aspektin e të ardhurave në ekonomi.
“Vetëm në 6 mujorin e parë ne kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pra pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë në 5.6, 5 milionë e 600 e disa mijë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar”.
Kryeministri shpjegoi kontrastin e turizmit sot me atë në kohën kur Shqipërinë e qeverisnin demokratet.
“Sot pjesëmarrja e këtij sektori në volumin e përgjithshëm në ekonominë e vendit, në prodhimin e përgjithshëm kombëtar është 17%. Pra, nga 4% në 17%, për të gjithë ata që për një 1001 arsye refuzojnë ta njohin progresin dhe e kanë kujtesën të shkurtër faktikisht. E kanë kujtesën shumë të shkurtër. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar dhe për disa vite për hir të se vërtetës, pavarësisht përmirësimeve të qeverisjes sonë që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim nëpër mediet e huaja në periudhë vere si një vend pis, i ndotur”.
Sfida tha kryeministri është shtimi aksesimit të vendit tonë për turizëm dhe kjo arrihet përmes një disa investimeve.
“Jemi edhe pak javë, në mos pak muaj, është vetëm çështje e përfundimit të procedurave edhe në parlament, na ndajmë nga fillimi i punës për Portin turistik më të madh të Mesdheut, këtu në Durrës. Porti më i madh turistik i Mesdheut, në Durrës dhe natyrisht dihet se çfarë sjellin portet turistike, sjellin përsëri atë kategori turistësh”.
Këtë sezon veror nuk ishte vetëm jugu i vendit, epiqendra ku u bë turizmi:
“Tirana ka pasur një bum të jashtëzakonshëm turistësh të cilët kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë dhe kjo shihet, jo vetëm nga hotelet të cilat kanë qenë plot e përplot, por edhe nga numri shumë i madh i apartamenteve të marra me qira përmes agjencive dhe në rrugë digjitale”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#Turizmi#TopChannelNews
Ещё видео!