Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë: B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar 35-vjeçarin B. S. dhe punonjës 22-vjeçarin E. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme./tvklan.al
#PoliciaVlorë #Lojëratefatit
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!