Lajme arkiva 2005
E majta shqiptare druhet se kryeministri i vendit Sali Berisha kërkon të përmbushë misionin që ka lënë në mes në vitin 97. Për Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në 100 ditët e para qeverisja jo vetëm që nuk përmbushi premtimet elektorale, por çoj në krizë marrëdhëniet me institucionet e pavarura dhe opozitën.
Ben Blushi: “Sot qeveria dhe kryeministri personalisht ka një hartë konfliktesh shumë të zgjeruar. Një hartë konfliktesh e presidencën, me prokurorin e përgjithshëm, me Kontrollin e Lartë të Shtetit, me opozitën padyshim dhe me biznesin. Harta e konflikteve në 100 ditë besoj se është e mjaftueshme për të na kujtuar të gjithëve kambanat e rrezikshëm të viteve ’92-97 . jam i bindur që kryeministri do të përpiqet deri në fund në 100 ditët që do të vijnë deri në mars të pastrojë institucionet e pavarura nga ata që ai mendon që nuk janë militantë politik të partisë Demokratike.”
100 ditët e para të qeverisë flasin për agravim, diskriminim të shtresave sociale sidomos të pensionistëve apo ish ushtarakë. Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim qeveria e Berishës kërkon të përqendrojë të gjithë pushtete në nj dorë dhe pasojat tashmë i dimë tha kryetari ilir Meta fal viteve 92-97. Sali Berisha tregoj se nuk ka ndryshuar, por kryeministër, por brenda këtij 100 ditëshi do ta ketë të vështirë sipas metës të përmbushë qëllimet që i ka vënë vetes. Ndërkohë grupi parlamentar demokrat deklaron mbështetje ndaj qeverisë Berisha. Pasi 100 ditët e para ju përmbajtën kornizave të premtimeve elektorale.
Bamir Topi: “Natyrisht që janë katër vjet për një mandat qeverisës janë kyer reforma që konsiderohen si një pikënisje e rëndësishme për të bërë të gjithë atë luftë frontale së pari kundër korrupsionit sepse partia demokratike në fokus të fushatës së vet elektorale ka pasur luftën kundër korrupsionit. Reformimin e institucioneve të shtetit, por mjaft probleme që kanë të bëjnë me pensionet. Me uljen e taksave. Me hapjen e hapësirave për biznesin. Pra e thënë ndryshe 100 ditëshi i parë konsiderohet i suksesshëm.”/tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!