Shumë qytetarë nuk kanë mundur të martën të shkojnë në destinacionet e tyre me mjetet e transportit, pasi shoqata kombëtare të transportit ndërqytetas paralizoi lëvizjen e autobusëve.
Protesta 1 ditore erdhi për shkak të një vendimi të fundit të Ministrisë së Transporteve për shtimin e 80 linjave të tjera ndërqytetase. Sipas shoqatës, licencimi i 80 linjave të reja është i jashtëligjshëm dhe çon në faliment 360 linja aktuale.
“Na çon në faliment. Janë linja paralele që hapen”, thotë Nexhdet Dalipi, nënkryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas.
Të kundërtën mendojnë qytetaret, të cilët shtimin e autobusëve e shohin në favor të tyre.
“Sa më shumë të shtohet aq më mirë është”, thonë qytetarët.
Nga protesta u prekën edhe turistë të huaj.
“Jam shumë e shqetësuar sepse kam një avion për të marrë nesër në mëngjes nga Korfuzi dhe duhet të shkoj në Sarandë sot të marr tragetin”, thotë një turiste.
Shoqata kombëtare e transportit thotë se nëse qeveria nuk tërhiqet nga shtimi linjave të reja, protesta do të përshkallëzohet. Vendimi për shtimin e licencave u mor nga Ministria e Transporteve dhe u botua një javë më parë në Fletoren Zyrtare. TV KLAN
Ещё видео!