Fakti që janë dënuar së bashku,rinë bashkë dhe e hanë bukën bashkë, ka mjaftuar për Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda që të caktojë masën e “arrestit në burg” për Emiljano Shullazin, shokun e tij Gilmando Danin dhe kushëririn Blerim Shullazi. Ky është një nga argumentat që ka përdorur në vendimin e saj gjykata e Apelit e cila ka arsyetuar se qëndrimi bashkë për një kohë të gjatë i këtyre personave përbën krijimin e “Grupit të strukturuar kriminal”. Nisur nga ky arsyetim dhe duke marë në konsideratë dhe një sërë argumentash të tjera të ofruara nga prokuroria gjykata ka lënë në qeli tre të arrestuarit e sipërcituar. Treshja e gjyqtarëve Dhimitër Lara,Nertina Kosova dhe Dhurata Haveri, kanë marrë në konsideratë disa vendime gjyqësore, ku Gilmando Dani dhe Emiljano Shullazi kanë qënë bashkë të pandehur në disa procese gjyqësore, dhe kjo ka qënë një ndër arsyet se pse të arrestuarit të akuzuar për gjashtë vepra penale, të qëndrojnë në qeli.
Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plotë vendimin e gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila në 5 maj të këtij viti caktoi të lerë në qeli tre personat e lartpërmendur.
Ещё видео!