#oranews
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në qytetin e Beratit, besimtarët ortodoksë dhe katolikë, kanë festuar Krishtlindjen.
Qindra besimtarë ortodoksë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Katedrales "Shën Dhimitri" në qendër të qytetit për të marrë pjesë në meshën e shenjtë.
Liturgjia hyjnore me rastin e Krishtlindjeve filloi që në orët e para të mëngjesit dhe u drejtua nga At Johan Qako.
Ai uroi të gjithë shqiptarët për një vit me më shumë begati, dashuri e harmoni në çdo familje.
At Johan Qako përcolli tek të gjithë mesazhin që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin pa kushte,ashtu siç zoti na ka mësuar.
"Sot është nata e Krishtlindjes, është nata kur hapen qiejt, kur Perëndia vjen edhe zbret mes njerëzve dhe njeriun e merr dhe e çon lart në Qiell. Të gjithë ne kemi nevojë për Perëndinë, sidomos në këto kohë të vështira."
Besimtarët katolikë beratas e kryen meshën e shenjtë krishtlindjeve në Kishën Katolike "San Luca", ku mesha u mbajt nga Prifti Giuseppe Tossi.
Duke kremtuar meshën e shenjtë, ai ka përcjellë në shqip edhe mesazhin e urimit për çdo familje shqiptare.
"Më në fund u përmbush për ne profetia dhe u dëgjua një shpallje gjatë natës. Një foshnje lindi për ne, na u dha një bir."
Besimtarët ortodoksë dhe katolikë beratas kanë uruar "Gëzuar Krishtlindjet" dhe kanë përcjellë për të gjitha familjet beratase mesazhin "për një vit sa më të begatë,me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin".
"Gëzuar Krishtlindjen më shumë vjet. Lutemi në këtë natë të veçantë që të mbarojë kjo pandemi. Ky bir na u dhurua që të na mësojë udhën."
Pas përfundimit të meshës së shenjtë të Krishtlindjeve, besimtarët ndezën qirinj në flakët e pishtarit që simbolizon "lindjen e Krishtit". Sipas traditës së festës, besimtarët i marrin qirinjtë e ndezur në shtëpi, si një dritë shprese për një vit më të mbarë.
Edhe në Fier besimtarët kanë kremtuar Krishtlindjen. Ky nuk është viti i parë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.
Kështu, në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kisha e Shën Gjergjit ka pritur besimtaret të cilët kanë ndjekur meshën e mbajtur me këtë rast për lindjen e Jezu Krishtit birit të Perëndisë.
Hirësia e tij Metropoliti i Fierit dhe Apollonisë ,Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit ka përcjellë urimin gëzuar Krishtlindjen për më tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje të besimtarëve.
Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet.
Lindja e Jezu Krishtit birit te Perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh.
Dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në Tokë në të gjithë njerëzimin.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!