Riintegrimi i të dënuarve në shoqëri, është një nga nismat e ndërmarra nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për t’i ndihmuara ata duke I mbështetur për të gjetur punë dhe për të kontribuar si për familjet e tyre, ashtu edhe për komunitetin.
Në kuadër të kësaj iniciative, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që synon krijimin e mundësive për punësim dhe minimizimin e rikthimit në krim.
Marrëveshja, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, përfshin angazhimin për të përfshirë të dënuarit në programe lokale, duke i ndihmuar ata të ndërtojnë aftësi të reja dhe të sigurojnë një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Qëllimi kryesor është që ata të bëhen pjesë aktive e shoqërisë, të ndihmojnë familjet e tyre dhe të shmangin rikthimin në veprime të paligjshme.
Ky bashkëpunim mes institucioneve synon të krijojë një sistem mbështetjeje efektiv, duke i dhënë të dënuarve një mundësi reale për një fillim të ri dhe për një jetë të qëndrueshme në komunitet.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KlevisQose#TopChannel
Ещё видео!