Enio Jaço: Drafti për projektligjin për amnistinë fiskale nuk adreson shqetësimet
Biznesi ka humbur besimin në Shqipëri. Këtë konkluzion ka nxjerrë analiza e bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Në konferencën vjetore, kreu Enio Jaço, tha se Maqedonia e Veriut është shembulli më i mirë në rajon për investimet.
“Indeksi i biznesit i cili për rreth 3-4 vjet me radhë ka pësuar një rënie. Indeksi i biznesit është shumë i rëndësishëm për ne sepse mat konfidencën, sentimentin e bizneseve në lidhje me klimën, terrenin ku ata operojnë”.
Jaço dha 8 rekomandimet për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.
“Ne propozojmë aprovimin në parlament të një pakete anti-korrupsion. Ne propozojmë miratimin e një legjislacioni anti-ryshfet. Sistemi tatimor duhet të përputhet me standardet ndërkomëbtare të kontabilitetit, duhet të jetë i parashikueshëm, kjo është shumë e rëndëisshme për bizneset”.
Sa i përket draftit të projektligjit për amnistinë fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë thotë se drafti i ri nuk i ka dhënë përgjigje shqetësimeve.
“Draft-ligji nuk përmbush disa nga 3 nga 4 kriteret kryesore që është ai i përputhjes me kontabilitetin ndërkombëtar. Nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë”.
Ndër të tjera, presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço tha se lufta në Ukrainë ka përshpejtuar inflacionin.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!