Festat e fundvitit kanë shtuar dhe fluksin e lëvizjeve në pikat kufitare tokësore dhe detare në vend. Porti i Durrësit është ndër pikat me fluksin më të shtuar ditët e fundit.
Vetëm mëngjesin e të shtunës në port kanë mbërritur mbi 4 mijë shtetas me 4 tragete nga porti i Barit drejt portit të Durrësit. Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë mbi 7000 shtetas, si dhe mbi 1800 automjete.
Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e autoritetit portual si dhe policisë se kufirit po punohet me kapacitet të plotë.
Edhe në pikën e Kapshticës shifrat e hyrje daljeve kanë ardhur në rritje këto ditë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 5772 persona dhe kanë dalë 2462 persona.
Në Qafë Thanë kanë hyrë 2253 dhe kanë dalë 2015 persona. Në pikën kufitare në Kakavijë në 24 orët e fundit 6829 persona kanë hyrë dhe 3408 kanë dalë.
Situata në Kapshtice paraqitet normale dhe nuk ka patur fluks gjatë paradites së të shtunës.
Tv Klan#emigrante #fluks #feste
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!