Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një tjetër kërkesë të bërë nga ish-kryemimistri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së sigurisë "Arrest shtëpie".
Për avokatin e ish-kryeministrit, Genc Gjokutajt ashtu si vendimet e gjykatave dhe hetimi ecin me kalendar politik.
Ai e konsideroi të padrejtë mospranimin e provave që kishin dorëzuar.
Kjo është herë e disatë që gjykatat nuk pranojnë ndryshimin e masave të sigurisë për Berishën dhe Malltezin.
Të dy ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion gjatë procesit të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.
Akuza të cilat janë mohuar nga ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, të cilët thonë se hetimi nisi për arsye politike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!