Pak orë pasi Ukraina i bëri thirrje aleatëve perëndimorë që t’i ndihmojë forcat e saj të mposhtin Rusinë, Shtetet e Bashkuara njoftoi mbi 2.5 miliardë dollarë ndihma ushtarake, por jo tanke. Paketa më e fundit e armatimeve amerikane përmban 59 autoblinda luftarake Bradley dhe 90 autoblinda Stryker. Këto shoqërohen nga tre lloje raketash, dhjetëra mijëra predha artilerie dhe mortajash, si dhe sisteme të reja HIMARS të mbrojtjes ajrore. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin takohet këtë të premte me homologët e tij në Bazën Ajrore Ramstein, ku pritet të merren edhe më shumë vendime. Sidoqoftë, deri më tani Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara po ngurrojnë të ofrojnë tanket Leopard 2 dhe Abrams, që ka kërkuar Ukraina. Pakoja e re amerikane e rrit ndihmën e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën në pothuajse 27 miliardë dollarë që kur filloi sulmi i Rusisë gati një vit më parë. Në një deklaratë të përbashkët, Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba dhe Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov shprehën mirënjohjen për 50 vendet që kanë ndihmuar për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, por thanë se ushtria ruse ka një “avantazh sasior domethënës në trupa, armatime dhe paisje ushtarake”. Zyrtarët ukrainas thanë se një ndër nevojat më urgjente për të zmbrapsur sulmin rus që filloi një vit më parë është që të pajiset Ukraina me mjete të blinduara moderne dhe që t’u ofrohen forcave ukrainase nëpërmjet tankeve perëndimore kapacitete më të mira për të manovruar dhe për të hapur zjarr. Ministrat Kuleba dhe Reznikov mirëpritën vendimin e Britanisë për të dërguar tanket e saj Challenger 2 në Ukrainë, duke i bërë ndërkohë thirrje vendeve që disponojnë tanket gjermane Leopard 2 që t’i dërgojnë gjithashtu në Ukrainë. “Garantojmë se do t’i përdorim këto armë me përgjegjshmëri dhe ekskluzivisht për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, thanë ministrat ukrainas.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#Armet
Ещё видео!