Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të lobojë tek presidenti francez Emmanuel Macron për mini-Shengenin ballkanik. Megjithëse ka dyshime duke pasur parasysh se rrënimi i ish-Jugosllavisë u bë në mënyrë të përgjakshme, analistët në Serbi thonë se kjo nuk duhet marrë parasysh, pasi edhe Bashkimi Evropian u ngrit mbi gërmadhat e luftës.
Serbia e konsideron si një mundësi për relaksimin e marrëdhënieve në rajon dhe rast për zgjidhjen e disa problemeve me Kosovën idenë e “mini-Schengenit” Ballkanik. Për këtë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkon mbështetje edhe ndërkombëtare gjatë vizitës tre ditore në Paris. Deklaratat e Ohrit janë përshëndetur, por në Serbi ky ka qenë vetëm një lajm ditor dhe duket se nuk ka shumë kundërshtarë.
Jaksha Shҫekiҫ, ish-gazetar i Reuters dhe analist, thotë se ideja në parim është e mirë dhe mund të ketë sukses. Por, aty duhet të jenë të gjitha shtetet për ta bërë një rrëfim pozitiv.
“Është një nismë e mirë. Do të ishte mirë që të përfshihen edhe Bosnja dhe Mali I Zi, pavarësisht që Mali I Zi ka frikë që do largohet nga BE-ja dhe të përfsihet edhe Kosova. Këtu do të mund të zgjidheshin disa problem pasi shqiptarët duan zgjidhjen e statusit, serbët duan zgjidhje për komunitetin serb dhe janë qëllime të kundërta”, ka thënë Jaksha Shҫekiҫ
Por, dyshimet për unione dhe lidhje në Ballkan ekzistojnë pasi shteti i madh i dikurshëm u nda përgjakshëm. Shҫekiҫ thotë se kjo nuk është bazë për frikë pasi edhe Bashkimi Evropian u ngrit mbi gërmadhat e luftës.“Ekziston një frikë që ka lidhje me një kthim tek Jugosllavia që nuk ka ndonjë lidhje konkrete. Ka edhe frikë që është projekt serbomadh që Serbia të qeverisë me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi. Por, është mirë që Macron dhe BE do të deklarohen për këtë. Është mirë që kjo nuk do të ketë deklarata politike, por zgjidhje të problmeve”, ka theksuar Shҫekiҫ.
Shtypi serb e ka vlerësuar pozitivisht takimin edhe pse thonë se do të ketë kritika kur të konkretizohet më shumë ideja. Ata janë bazuar edhe tek kritikat nga Kosova./abcnews.al
Ещё видео!