Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Shkodër, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas veten e tij.
Tragjedia është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia”. Burimet policore bëjnë me dije se një 79 vjecar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij, të moshës 83 vjec dhe më pas ka vrarë veten. Bëhet fjalë për shtetasit Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, ndërsa ende nuk ka një informacion të saktë dhe të detajuar për këtë krim.
Uniformat blu njoftuan se në banesë, u gjetën trupat e pajetë të viktimave me plagë plumbi në trup, si dhe një armë zjarri automatik, I cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dyshimet paraprake janë se I moshuari ka vrarë bashkëshorten e vet dhe më pas veten, mirëpo ende nuk është hedhur dritë mbi krimin makabër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkoder#AhmetHaxhia#TopChannel
Ещё видео!