- - -
Shkarkoni aplikacionin A2: [ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosjen vazhdojnë bisedimet për marrëveshje ne bashkëqeverisjes. Albin Kurti bëri me dije se ka pasur përparim në negociatat mes dy partive, ndërsa nuk pranoi të tregonte se në çfarë pike kanë arritur bisedimet.
“Vullnet të mirë ka. Jemi marrë vesh që të vazhojmë shpejt drejt marrëveshjes sepse populli ka vendosur ashtu”, tha Kurti.
Nga ana tjetër, LDK përsërit kërkesën e saj që në marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje të futet edhe posti i presidentit, madje për këtë kërkon edhe zotim.
“Ky post duhet të jetë pjesë e diskutimit. Nëse ne duan ta kemi postin e presidentit për të prishur qeverinë, atëherë kjo është në rregull”, tha Haxhiavdyli, anëtar i LDK.
Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetori u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me një diferencë shumë të vogël nga LDK. Kurti ka bërë me dije se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit dhe sipas raportimeve të mediave të Kosovës, palët janë dakordësuar për ndarje në posteve ministrore. Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit më 24 dhjetor.
Ещё видео!