Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Avokat i tij Sokol Hazizaj u shpreh se "Italia e njeh gjendjen shëndetësore të rënduar dhe ka pezulluar ekstradimin. Çuditërisht gjykata shqiptare se njeh".
Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha: "Gjendja shëndetësore e Llallës është e njohur, por nuk është shkak për pezullim. Kjo gjendje ka qenë prej kohësh. Ka kryer funksione të larta dhe nuk është bërë pengesë sëmundja."
Ndërkohë ka një pikëpyetje se çfarë ndodh me ekstradimin e Lallës nga Italia, kërkesë që është bërë 4 muaj më parë. Kanë kaluar afatet për ta ekstraduar, por mesa duket vendimi i Apelit të Gjykatës së Romës i ka dhënë mundësi të qëndrojë në Itali sepse pasaporta e tij është e bllokuar nga autoritetet atje.
Ish prokurori i përgjithshëm Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vendimi#AdriatikLlalla#TopChannel
Ещё видео!