Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Italisë, Spanjës, Shqipërisë dhe Gjermanise është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre Shqiptare.
Deri më tani janë arrestuar 38 persona mes të cilëve 31 shqiptarë,5 marokenë dhe 2 tunizian. Gjatë operacionit janë sekuestruar 130 kg drogë e llojit heroinë e kokainë dhe 300 mijë milionë euro në qytetin e Milanos
Në hetimet e këtij operacioni ishin përfshirë autoritetet italiane, shqiptare, gjermane e spanjolle . Zv drejtori i policisë së Shtetit Ardian Cipa gjatë një dalje për mediat se bashku me karabienrët italianë në videokonferencë thanë se operacioni ishte i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë Tiranë, Elbasan,Fier, Gramsh.
Gjatë operacionit Ricci janë arrestuar 12 persona në Shqipëri,ndërsa në kërkim janë edhe 4 shtetas 3 shqiptar dhe 1 maroken.
Hetimet kanë filluar që në vitin 2014, ku është zbuluar edhe ekzistenca e një grupi kriminal, që kishte degët e saj në Italinë Veriore dhe Shqipëri dhe ku importohej sasi e madhe e heroinës dhe kokainës .
Në vijim të hetimeve karabinierët identifikuan furnizuesit shqiptarë dhe korrierët e tyre të cilët transportonin drogën me automjete të modifikuara. Më tej autoritetet italiane identifikuan rrjetin dhe shpërndarësit shqiptarë që vepronin në Itali , të cilët bashkëpunonin me maroken dhe tunizian.
Report TV mëson se të arrestuar në Shqipëri janë Agron Sulmina, Ardit Hyka, Dritan Çela, Erald Zyka, Gazment Dimni, Kridens Kercuku, Ilirjan Orhan, Anesti Culli, Florjan Kokonozi
Sipas hetimeve krahas shpërndarjes së drogës ata kishin për detyrë edhe të fusnin në kamion dhe autobus shumën e parave të siguruar nga shitja e lëndës narkotike dhe ti transportonin në Shqipëri.
Përfaqësuesit e policisë italiane falenderuan palën shqiptare për kontributin e dhënë në finalizimin e operacionit.
Ещё видео!