Të paktën 32 persona kanë mbijetuar pasi një avion i Azerbajxhani Airlines, me 62 pasagjerë dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit në bord, shpërtheu në flakë dhe u rrëzua pranë qytetit Aktau në Kazakistan. Autoritetet kazake thanë se të paktën 29 nga të mbijetuarit, një numër që besohet se përfshin edhe dy fëmijë, po trajtoheshin në një spital aty pranë. Në një deklaratë, ministria e jashtme e Azerbajxhanit tha se disa nga të mbijetuarit ishin në gjendje kritike. Një vlerësim paraprak sugjeroi se të dy pilotët kishin humbur jetën, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. Duke cituar burimet spitalore, agjencia e lajmeve tha se katër trupa të pajetë ishin gjetur. Imazhet e publikuara të mërkurën tregonin avionin që shpërthente në flakë ndërsa përplasej në tokë dhe më pas tymi të zi, të dendur që ngrihej lart. Pasagjerët e gjakosur dhe mavijosur mund të shiheshin ndërsa përpiqeshin të dilnin nga një pjesë e avionit që kish mbetur e paprekur. Më shumë se 50 ekipe shpëtimi mbërritën në vendngjarje dhe arritën të shuanin zjarrin. Agjencitë ruse të lajmeve thanë se avioni ishte nisur në fluturim fluturuar nga Baku, në azerbajxhan, për në Grozny në Çeçeni, por kishte ndryshuar drejtim për shkak të mjegullës në Grozny. Autoritetet në Kazakistan thanë se kishin filluar një hetim për të zbuluar cfarë kishte ndodhur, duke shqyrtuar edhe mundësinë e një problemi teknik. Ngja 62 pasagjerët në bord, 37 raportohet se ishin shtetas azerbajxhanas, 16 rusë, gjashtë nga kazakistani dhe tre nga Kirgistani. Agjencia që mikqyr aviacionin në rusi tha në një deklaratë se të dhënat paraprake sugjeronin se piloti kishte vendosur të bënte një ulje emergjence pasi avioni ishte goditur nga disa zogj. Pas lajmit për aksidentin, Ilham Aliyev, presidenti i Azerbajxhanit ndërpreu një vizitë në rusi. Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij e po ashtu edhe Ramzan Kadyrov, lideri cecen i mbështetur nga kremlini.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Avioni#Kazakistan
Ещё видео!