Rusia ka sulmuar mëngjesin e sotëm infrastrukturën kritike në rajonin e kryeqytetit ukrainas, e bombardime pati edhe në qytetin jugor të Mikolajivit. Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i d a dritën jeshile rezolutës së paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA-ja e cila dënon aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës .
143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë . Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Moskës, Bjellorusia , Siria , Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, pohoi se sulmet u kryen me dronë kamikazë, të prodhaur në Iran. Ai thotë se ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por ende nuk ka raporte të qarta për viktima.
Dronët, sipas Kyrylo Tymoshenko, zv/kryetar i Zyrës presidenciale të Ukrainës, kanë goditur ndërtesa të infrastrukturës kritike, ndërsa në Mikolajiv u godit gjatë natës një ndërtesë banimi. Dy katet e sipërmae të godinës pesekatëeshe rezulton të jenë shkatërruar krejtësisht, ndërsa rrënojhat kanë bllokuar pjesën tjetër. Mikolajivi, një qytet-portnë afërsi të lumit Bug, pranë Detit të zi, ka qenë shënjester e vazhdfueshme e sulmeve rus që prej nisjes së pushtimit në 24 shkurt. Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e Moskës ka ndërmarrë sakaq sulme edhe në qytetin e Nikopolit, ku janë dëmtuar mbi 30 banesa, tubacione gazi dhe linja elektrike.
Në mesin e shteteve që miratuan reëzolutën e AShqipërisë për Ukrainën ishte edhe Serbia, e cila së bashku me Turqinë – dy shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian – refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Beogradi ka votuar edhe më parë në favor të nismave të ngjashme që dënonin pushtimin rus, e megjithatë, nga ana tjetër vazhdon të mos i vendosë sanksione Moskës, i vetmi në Europë që e bën një gjë të tillë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Russia#Kiev#TopChannelNews
Ещё видео!