Adriana Kalaja, juristja e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,” në protestën e mbajtur sot përpara Teatrit Kombëtar, denoncoi vazhdimin e aferave korruptive dhe kriminale që lidhen me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.
Ajo e cilësoi këtë veprim një akt barbar që ka lënë Tiranën si të vetmin kryeqytet në botë pa një Teatër Kombëtar. Kalaja akuzoi institucionet për mungesë të guximit për të hetuar këto çështje të rënda, të cilat, sipas saj, janë në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe me procedurat ligjore në SPAK. Protesta, e shoqëruar me kërkesa konkrete, kishte në qendër përgjegjësinë e institucioneve për ndalimin e punimeve të teatrit të ri, të cilat, sipas juristes, po zhvillohen në shkelje të ligjit.
Kalaja tha se drejtësia ka vepruar me selektivitet, duke reaguar menjëherë ndaj rasteve të ndikuara politikisht, ndërsa për 5 vite nuk ka hetuar provat e shumta të paraqitura nga Aleanca. Ajo theksoi se kjo është një dështim i madh i sistemit të drejtësisë, që sipas saj, po vepron nën ndikim politik. Ndër kërkesat e parashtruara nga ajo ishte edhe kallëzimi penal shtesë ndaj shoqërisë “Tirana DC,” të cilën ajo e akuzoi për pastrim parash dhe lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj. Juristja kërkoi gjithashtu arrestimin e Veliajt dhe sekuestrimin e truallit të Teatrit Kombëtar. Ajo denoncoi gjithashtu pagesat e larta të qirave të paguara nga Bashkia e Tiranës, duke e cilësuar këtë një shembull tjetër të keqpërdorimit të fondeve publike. Në fund, Kalaja u shpreh se këto kërkesa janë një thirrje për drejtësi dhe një ndalesë ndaj kapjes së shtetit.
ADRIANA KALAJA:
Këta nuk gjejnë guximin të hetojnë aferat shumë të rënda penale, korruptive, kriminale që lidhen me Teatrin Kombëtar, me shembjen e tij barbare, duke e lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në botë pa Teatër Kombëtar dhe, mbi të gjitha, mospezullimin e punimeve të teatrit të ri, punime të cilat vijojnë jo vetëm në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jo vetëm në kundërshtim me vetë dosjen e regjistruar nga SPAK, por mbi të gjitha dhe me një kërkesë që pret të gjykohet në Gjykatën e Strasburgut.
Në fakt, është shuplaka më e madhe që sot, pas 5 viteve, i jepet kësaj drejtësie me regji. E patë shumë mirë se, kur del një Nesti, sesi vrapojnë këta, sepse marrin urdhër politik për të hetuar një dosje të caktuar. Për 8 muaj ngrihen 4 akuza shumë të rënda, ndërkohë që për 5 vite këta nuk gjejnë kohën të analizojnë provat shkresore, faktet, fotot, videot që i kemi sjellë dhe për të cilat nuk ka nevojë më të hetojë SPAK, sepse ia kemi provuar çdo gjë që lidhet me Teatrin Kombëtar.
Sot vijmë këtu me 4 kërkesa. Kërkesa e parë është kallëzimi penal shtesë që bëjmë ndaj shoqërisë ‘Tirana DC’. Është një shoqëri që e kemi kallëzuar më 5 janar të vitit 2021. Edhe ky kallëzim, siç duket, po futet në vitin e katërt dhe nuk ka asnjë reagim, por mbi të gjitha koha na dha të drejtë, sepse kemi qenë të parët kur denoncuam se shoqëria ‘Tirana DC’ është ngritur për të bërë pastrimin e produktit të veprave penale.
Çfarë kemi zbuluar ne gjatë kësaj periudhe? Kemi zbuluar se të gjitha fijet e korrupsionit dhe të krimit që lidhen me Tiranën të çojnë te Erion Veliaj.
Edhe në rastin konkret, kryetari në ikje dhe në prag arresti nuk zhgënjen, sepse, nëse ju si media do të shkoni dhe do të shikoni se ku janë zyrat e ‘Tirana DC’, është një zyrë në një rrugicë dytësore, jo shumë larg nga këtu, në kat të dytë të një apartamenti. Dhe qiraja për këtë apartament paguhet nga Bashkia Tiranë, 16 mijë euro qira mujore për një apartament.
Një nga përfituesit e qirasë është djali i Shkëlqim Fushës. Ju e dini mirë shoqërinë ‘Fusha’ dhe sesi është lidhur me ligjin special, megjithëse Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues ligjin special.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!