Një makinë e ka marrë rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe, në vendin e quajtur “Grykë Lugje”. Në të udhëtonin tre persona, banorë të zonës, babai Pjetër Rushaj me dy fëmijët, djalin dhe vajzën.
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara makinën, vajza e 50-vjeçarit ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa babanë e saj dhe vëllain i ka marrë rrjedha e ujit, e cila siç duket edhe në këtë video është shumë e fuqishme.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Ata po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!