400 mijë nga 520 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e Rozeta Dobit nuk dihet ende se kujt i përkasin. Katër denoncime të tjera janë bërë për sanitaren që u arrestua pasi vodhi 120 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, por në asnjërin prej tyre nuk flitet për para të vjedhura. Secili prej denoncuesve pohon se 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka punuar me kohë të pjesshme si sanitare në shtëpitë e tyre, por duke thënë se ajo u ka marrë vetëm sende me vlerë e bizhuteri.
Policia i gjeti 400 mijë eurot e fshehura në shtëpinë e Dobit, pasi përgjoi një bisedë mes saj dhe të birit, të shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 2. Sipas bisedës së transkiptuar, përmbajtja e së cilës është siguruar nga Tv Klan, rezulton se Havier Dobi kishte dijeni për paratë, ndryshe nga sa kishte deklaruar në polici.
Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?
Nëna: Asgjë, do rri unë këtu.
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.
Rozeta Dobi ka thënë para hetuesve se paratë i ka marrë të gjitha në shtëpinë e Alda Klosi, por ish-zyrtarja ka pranuar se vetëm 120 mijë euro janë të sajat, para të cilat i kishte për xhaxhain e sëmurë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!