Kjo është dita e tretë që banorët e Vorës mblidhen para Bashkisë për të takuar kryebashkiakun dhe për të diskutuar mbi planin e rindërtimit, pasi sipas tyre do shemben godina banimi dhe biznesi të padëmtuara nga tërmeti.
Banorët shprehen se ende pa u dëgjuar zëri i tyre kanë nisur dhe ndëshkimet.
“Po interesohemi për pronën tonë. Të na sqarojnë. Ta na thonë si të veprojmë, mos na leni në baltë ju lutem. Duam të dëgjohet zëri ynë. Duam një sqarim”, shprehet një qytetar.
Gjithashtu një tjetër qytetar i revoltuar kërkon zgjidhje të kësaj situate.
“Kemi 10 veta të punësuar në këtë situatë, gjithë madhi shkon dëm. Të marrin masa se këtu do të bëhen nami”, shprehet ai.
Plani i rindërtimit sipas banorëve të Vorës mund të zhvillohet edhe në hapësira të tjera pa iu shembur shtëpitë dhe bizneset e tyre
“Që të bëhet një padrejtësi ku një shtëpi banimi e paprekur nga fatkeqësia natyrore, të pastrohet dhe të sheshohet është fatkeqësi e madhe”, shprehet ai.
Protesta e së premtes kaloi pa incidente, ndryshe nga ajo e së enjtes ku banorët kërkonin të hynin me force tek bashkia, por nuk u lejuan nga efektivët e policisë.
Në kuadër të planit të rindërtimit bashkia Vorë ka marrë vendimin për të shembur 12 pallate dhe rreth 70 objekte të tjera, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!