Parizienët u vunë flakën rrugëve të qendrës së kryeqytetit francez, pasi qeveria anashkaloi parlamentin dhe miratoi pa votim reformën e pensionit.
Protestues të indinjuar iu vunë flakën automjeteve, kazanëve të mbeturinave. Sulmuan me gurë e sende të forta policinë, që u kundërpërgjigj me gazlotsjellës.
Përleshje u zhviluan edhe në sheshin “Plas dë la Konkord”, aty ku më shumë se dy shekuj më parë shpërtheu Revolucioni Francez.
Përleshje pati edhe në qytete të tjerë të mëdhenj si Lion e Nisë. Në pranga ranë mbi 300 protestues në gjithë vendin. Më herët gjatë të enjtes, kryeministrja Elizabet Born aktivizoi pikën 3 të nenit 49, që lejoi miratimin e rritjes me dy vite në 64 vjeç të moshës së daljes në pension, duke anashkaluar votimin në Parlament.
Projektligji i hartuar nga partia e Presidentit Macron rrezikonte të mos arrinte shumicën e nevojshme për miratim. Pas këtij vendimi, radikalët e djahtë paralajmëruan një mocion të rrallë mosbesimi ndaj Presidentit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!