Investimet ne vite ne portin e Durresit
Porti i Durrësit, i ka sjellë ekonomisë shqiptare plot 2.66 miliardë euro vetëm në vitin e fundit. Kjo shifër, ka ardhur në rritje vit pas viti. Ne nje vit kalendarik, porti i Durrësit, gjeneron për ekonominë shqiptare rreth 500 milionë euro me shumë se investimi total që është premtuar.
Gjate dy dekadave te fundit, ne portin e Durresit jane realizuar nje sere investimesh te rendesishme , kryesisht me financime ne forme kredie nga Banka te ndryshme si Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Europiane e Investimeve ( BEI) dhe Banka Boterore.
13 milion dollare ishte shifra e investimeve nga Banka Boterore gjate viteve 99 -2003 per projektet e Rehabilitimit te Kalatave 5 dhe 6 , ndertimin e murit dallegthyes ne anen perendimore te portit dhe rruges hyrese te saj
Ne 27 Mars 2002, Kryeministri Majko, ministri i Transportit Maqo Lakrori dhe perfaqesuesi i Bankes Boterore, peruruan fundin e punimeve te njeres prej kalatave lindore me gjatesi 600 m ku u financuan 6 milione dollare dhe ndertimin e beri shoqeria arabe Al Karaf.
29 Qershor 2002 qeveria Nano, blen aksionet e kompanise polake Gdansk duke shtetezuar keshtu Kantierin Detar te Durresit.
BERZH futet ne “lojen e investimeve” ne 30 gusht 2002, duke mundesuar kredimarrjen nga qeveria shqiptare ne vleren e 17 milione euro per rehabilitimit te portit te Durresit. Kredia do te zgjaste 20 vite dhe do te fillonte shlyerjen ne vitin 2007 .Kjo kredi u miratua nga parlamenti me debate te forta ku opozita, akuzoi qeverine Nano se po e perdor portin si nje pike te zeze per te realizuar aferra korruptive.
Terminali i trageteve, u perurua e mars te 2003 si nje financim i BE ne kuader te projektit Phare ne Shumen e 4.5 milione eurove
Ne vitin 2004 Banka Boterore me nje fond 120 milione leke financoi zgjerimin ehapesires portuale dhe po kete vit, levrohet fondi per investimin e BERZH ne Portin e Durresit me nje vlere prej 30 milione euro. Marreveshja per kestin nenshrkuhet ne zyren e ministrit te transporti Spartak Poci qe deklaron se thellimi I kanalit hyres dhe pjeseve prane kalatave ku do te hyjne anijet per perpunim.
Ne 22 dhjetor 2005 ministri i atehereshem i transportit Lulzim Basha, njoftoi se qeveria Berisha eshte ne negociata me Banken Boterore per financimin e ndertimit te terminalit te pasagjereve. Ai se bashku me Tom Ric, vizituan ne 6 mars 2006 portin e Durresit per certifikimin e nje porte te sigurte . Po kete vit qeveria shqiptare dha me koncesion portin e Durresit dhe te Vlores per nje periudhe 5-10 vjecare. Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim që nga viti 2006 kanë financuar një kredi të përgjithshme prej 23,5 milion Euro për ndërtimin e Terminalit të Trageteve, si dhe për rikonstruksionin e kalatave 7 – 8.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PortiDurrësit#TopChannel
Ещё видео!