Tirana nuk është qarku me numrin më të lartë të papunësisë në krahasim me numrin total të popullsisë, por është qarku me numrin më të lartë të dembelëve.
Të dhënat e INSTAT për tremujorin e fundit të vitit të kaluar tregojnë se 42 për qind e të papunëve në Tiranë nuk janë të interesuar të punojnë, edhe pse ka një numër gjithnjë e në rritje të bizneseve që janë në kërkim të dëshpëruar për punonjës, duke rekrutuar madje edhe nga Nepali, Bangladeshi e India.
Një arsye se pse Tirana u ngjit në krye të dembelizmit në Shqipëri në fund të vitit të kaluar mund të jenë edhe niveli i pagave që ofrojnë bizneset private, të zhvlerësuara nga inflacioni i lartë që preku vendin pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Pas Tiranës, nivele të larta dembelizmi me mbi 40 për qind ka Lezha, Dibra dhe Vlora. Elbasani, Korça dhe Berati janë ekstremi tjetër me njerëzit më aktivë në tregun e punës.
Sipas klasifikimit të INSTAT, në fund të vitit të kaluar popullsia joative ishte mbi 850 mijë persona, ose rreth 38 për qind të totalit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Korçe#TopChannel
Ещё видео!