#oranews #rtvora #tomorr #berat
Disa mijëra pelegrinë nga trojet shqiptare por dhe vende të tjera të botës janë bërë bashkë në majën e Tomorrit ku kulmon festa e Abaz Aliut.Ata kryejnë ritet e fetare e luten për më shumë shëndet e mirësi për familjet e tyre! Kryegjyshi botëror, duke theksuar situatën në Afganistan, bëri thirrje për reflektim.
Disa mijëra pelegrinë nga pa dallime kombësie ose përkatësie fetare janë bërë bashkë në malin e Tomorrit për festën e Abaz Aliut,
"Vij nga Italia dhe është hera e parë këtu, këtë pelegrinazh do ta krahasoja me atë që bëjmë në Pulia. Shpirti, besimi dhe lutja për mirëqënie na bashkon përtej riteve fetare."
Në 2416 m lartësi mbi nivelin e detit ngrejnë çadra dhe ndjekin ritualet fetare në Teqenë e Kulmakut.
Luten e ndezin qirinj në varrin e shenjtorit, e bëjnë kurban duke kërkuar më shumë shëndet dhe mirësi për familjet e tyre.
"Kam ardhur këtu sepse më ka ndihmuar, më ka bërë udhën e mbarë."
"Është vend i begatë."
Kryegjyshi botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj dërgoi një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin.
Bëri thirrje për reflektim në këto kohë të trazuara që po kalon e bota.
Kjo e dielë shënoi kulmimin e pelegrinazhit që zgjat deri më 25 Gusht.
Numri i pelegrinëve ishte aq i lartë sa as rruga e asfaltuar rishtazh nuk e përballoi.
Radha e makinave shkoi në disa kilometra, siç tregojnë këto pamje ekskluzivë të marra nga bordi i helikopterëve të Kompanisë VIVA.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash për sigurimin e sigurisë gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorrit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!