Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tashmë e kanë pranuar në parim një propozim evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili nuk parashikon njohje të ndërsjellë, por përfshin përkushtimin e palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese. Mes frikës se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet mes palëve për të nxitur destabilizim në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë, SHBA dhe BE kanë shtuar thirrjet për marrëveshje dhe presin përparim në takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vucic. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bisedoi gjatë fundjavës në telefon me të dy ata duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin dhe pritshmërinë që palët të kenë qëndrim konstruktiv dhe të angazhohen për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u kanë shkruar letra të përbashkëta kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, në prag të takimit, në të cilat thuhet mes tjerash se është urgjente të ecet përpara me synimin për ta përmbyllur marrëveshjen dhe për të siguruar zbatimin e saj. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën. Një zyrtar i lartë evropian tha gjatë javës se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia. Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione. Nuk pritet sot hedhja e një firme mbi një dokument, dhe nëse palët bien dakord për planin dhe përmbajtjen e tij, një ceremoni nënshkrimi mund të ndodhë më vonë gjatë marsit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kurti#Vuçiç
Ещё видео!