#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka konsideruar vendimin e Berishës për protestë më 6 dhjetor në Tiranë si një tregues që ai është në gjendje të rëndë të shëndetit mendor.
“Është rasti konkret i doktorit që është shndërruar në pacient. Është rëndë. Duhet mirëkuptuar se është në situatë të rëndë. Një njeri që nuk kalon dot Aeroportin e Rinasit. I mbaron autoriteti në segmentin SHQUP-Rinas. Dhe ç’bën? Vjen i paftuar në një festë.
Merr të gjithë mërinë dhe pështirosjen publike. Ai aktivizohet sa herë ka një problem në Kosovë. Sa herë ka kriza në Kosovë ai krijon situata në Tiranë.
Është gjest shumë anti shqiptar. Ne nuk e kemi dhe në traditë të sillemi kështu me mikun. Kanë vendosur të diskretitohen deri në fund. T’i shtojë Zoti inatin. Këtu pyetja nuk është vetëm për pacientët Ilir dhe Sali por për ata që i ndjekin këta”, tha Veliaj në intervistën për Report Tv.
Ещё видео!