#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
4 qershor 2023
Nje ngjarje makabër tronditi qytetin e Korces…
Nje baba ne gjendje te dehur dëbon fëmijët e mitur nga banesa dhe me thikë godet bashkëshorten e tij, Marjola Myrtellarin.
Pasi kreu krimin u arratis ne drejtim te paditur…
38-vjeccarja e shtrirë per tokë kërkonte ndihmë…
Minuta të tëra e vetme përpëlitej dhe luftonte për jetën, derisa të vegjlit u kthyen në shtëpi…..dhe gjetën nënën te mbuluar ne gjak.
Kjo skenë është rrënjosur thellë në memorien e fëmijve dhe do të ngelet një plagë në zemrat e tyre… Në gjendje shoku dhe paniku vajza e madhe e familjes telefonon ambulancën… Nëna e 3 fëmijëve u dërgua në spitalin rajonal të Korcës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore…
Luftoi plot 26 ditë për jetën e saj…
Luftoi për të mos lënë të vetëm fëmijët…
Por nuk ia doli pasi kishte marrë plagë të shumta me thikë në trup…
Ndërsa sot 3 fëmijët e mbetur jetim u larguan nga Korcca dhe streohen në shtëpinë e tezes së tyre në kryeqytet. Ajo iu betua motrës se do të kujdesej për fëmijët, të cilit ishin drita e syve të Marjolës. Tatiana amanetin e motrës do ta coj deri në fund mes sakrificiave dhe dhimbjes… Ajo kërkon që të marrë kujdestarinë e fëmijëve…
Me vetëm një rrogë në shtëpi, bashkëshorti i Tatianës punon për t’iu siguaruar jetesën jo vetëm 3 fëmijve të tij, por edhe 3 fëmijve jetim… Në një shtëpi të vogël, në kushte kushte të mjerushme ata përpiqen të mbijetojnë mes varfërisë dhe agonisë…
Fëmijët ende nuk janë mësuar me mungesën e nënës dhe e kërkojnë vazhdimisht atë. Ata janë të traumatizuar, ku zgjohen në mes të natës me klithma ‘’Më vrau mamin’’. E vizitojnë shpesh varrin e nënës dhe djali i vogel ulet në mermerin e ftohtë dhe i lutet nënës që t’ia bëj edhe atij një vend. Djali 8-vjeçar, i cili vuan nga epilepsia ishte shumë i lidhur me të ëmën e shpesh shprehet ‘’Kur të mbush 18-vjeç dua të punoj dhe të blej një shtëpi të madhe që të zbres edhe mamin nga Qielli për të jetuar përgjithmonë me të’’.
3 fëmijë të mbetur jetim në mes të katër rrugëve… të pashpresë për të ardhmen… në mungesë të nënës dhe një babai që është mbrapa hekurave kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë, ndaj Tatiana do të rrëfej historinë ditën e sotme në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’.
Ещё видео!