Në tre ditët e fundit në vend numri i të prekurve me COVID-19 në vend ka pësuar një rritje të konsiderueshme.Vetëm në 24 orët e fundit numri i personave të konfirmuar me Koronavirus rezulton të jetë 28 midis të cilëve edhe një fëmijë.
Shqetësues mbetet fakti se ka pasur një zgjerim të hartës në qytetet kryesore.Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Pozitiv është fakti që gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.
Ndërsa në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar./abcnews.al
Ещё видео!