Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet i vrarë ditën e djeshme në zonën e Livadhes, flet sërish për media, duke thënë se nuk akuzon fisin e Bajrajve për ngjarjen kriminale.
Ingrid Mustafa është shprehur se familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.
“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejne se sa per fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me ate ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.
Ditën e djeshme, Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadhës me disa plumba në kokë dhe në gojë. Dyshohet se Mustafa është tërhequr zvarrë nga autorët pasi është vrarë.
Bashkëshortja e të ndjerit ka mohuar ditën e sotme se vrasësi i burrit të saj të jetë Ibrahim Lici, ashtu sic Policia e Shtetit deklaroi në njoftimin zyrtar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
#faxweb #faxnews #zgjohu
Follow Fax News Albania
Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here: [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!